“Më dërgoi dje një letër dashurie me kod”, Rama i përgjigjet për herë të parë Metës: Baba Xhikja e çoi kur ndodhi akti i rëndë

0
301

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga Himara letrës së Ilir Metës, ku ky i fundit i kërkonte që të reflektonte.

Rama tha sot nga Himara se Meta nuk e di se çfarë po bën me vulat mbi dekretin e tij.

“Haxhi Qametaj është dhe pak në atë post. Ai nuk di se çfarë po bën me dekretit e tij. Vulat e dekreteve të marra janë vulat e panikut, dëshpërimit dhe grahmave të fundit. Qysh dje zyra e revolucionit imagjinar është në Presidencë, e patë se si shkonin e vinin karnavalet”, tha Rama.

Ndërkohë një përgjigje të drejtpërdrejtë pati dhe për letrën. “Më kishte çuar dje një letër dashurie. Që çuditërisht Baba Likja ma çoi pasi u dogj KZAZ. Dashuri me kod, reflekto Edi se shiko çfarë po ndodh. Më kujtoi Ramiz Alinë, po Ramiz Alia i shtyu zgjedhjet se gjithë shqiptaria ishte në këmbë. Po kështu si erdhi puna, sot që Nishani na duket si Xhefersoni para Baba Xhikes, edhe Ramiz Alia na duket burrë shteti, po ku është populli këtu”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here