Të vaftë mbarë dhe ta mbash gëzuar komedinë e zezë OSBE”- ky ishte ‘urimi’ që ish-kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili bëri ndaj OSBE-së.
Kjo e fundit në një deklaratë ditën e sotme ka dënuar me forcë sulmet ndaj KZAZ-ve.
Deklarata erdhi pas sulmeve të ndodhura në KZAZ numër 6 në Bushat, ku u dogjën me molotov materialet zgjedhore.
OSBE mbron kështu 30 qershorin si datën e zgjedhjeve në vend, pavarësisht se presidenti Ilir Meta ka dekretuar 13 tetorin si datën e zgjedhjeve vendore.
Kështu në kuadër të këtyre zhvillimeve,iIsh-kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ndaj Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
“Sot në kohën e Bablokut dhe të rilindjes, OSBE-së ju dha mundësia që në 30 qershor të shohë zgjedhjet e Partisë Punës.”- shkruan Vasili.
Reagimi i plotë:
OSBE me fat të madh!!
Në kohën e Partisë Punës, OSBE nuk i monitoronte dot zgjedhjet 99% -she, sepse nuk fuste dot as kokën në Shqipëri.
Sot në kohën e Bablokut dhe të rilindjes, OSBE-së ju dha mundësia që në 30 qershor të shohë zgjedhjet e Partisë Punës.
Dhe jo vetëm ti shohë por edhe ti çertifikojë, bile edhe me fitore më thelle se 99%, por me 101%.
Të vaftë mbare dhe ta mbash gëzuar komedinë e zezë OSBE.