Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar për zgjedhjet e 30 qershorit që do të mbahen të dielën, pa pjesëmarrjen e opozitës.
BE bën thirrje që qytetarët të ushtrojnë të drejtën për të votuar, ndërsa thekson se procesi i votimit nuk duhet të pengohet.
Në një deklaratë në faqen zyrtare, mes të tjerash BE sjell vë vëmendje edhe protestën paqësore të opozitës më 21 qershor, ndërsa nënvizon se të njëjtat vlera demokratike duhet të dominojnë edhe këtë fundjavë.
Po ashtu delegacioni bën apel që palët të angazhohen në një dialog të mirëfilltë sa më shpejt që të jetë e mundur për të kapërcyer situatën aktuale politike.
Deklarata e plotë:
Qytetarët shqiptarë duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Duke pasur parasysh votimin që do të bëhet më 30 qershor 2019, është e domosdoshme që qytetarët që ushtrojnë të drejtat e tyre ta bëjnë këtë në një mënyrë të rregullt. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar që procesi i votimit të mos pengohet.
Demonstrata e zhvilluar në Tiranë më 21 qershor 2019 ishte e qetë dhe të njëjtat parime dhe vlera demokratike duhet të mbahen këtë fundjavë. Çdo veprim i dhunshëm ose ndonjë formë nxitjeje për dhunën është absolutisht e papranueshme në asnjë rrethanë. Të gjitha palët politike duhet të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin retorikën nxitëse. Procesi i votimit do të monitorohet nga një mision ndërkombëtar i udhëhequr nga OSBE / ODIHR që përfshin vëzhgues nga disa vende anëtare të Bashkimit Evropian.
Të gjitha palët duhet të angazhohen në një dialog të mirëfilltë sa më shpejt që të jetë e mundur për të kapërcyer situatën aktuale politike në mënyrë që të përqëndrohen përpjekjet e tyre në ruajtjen dhe konsolidimin e progresit të bërë nga Shqipëria deri më tani në procesin e reformës në rrugën e saj të integrimit në BE.