Një plagosje me thikë ka tronditur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 qytetin e Ersekës.
Mësohet se pas një sherri në qendër të qytetit është plagosur 35-vjeçari Ervis Këndezi.
Lajmin e bën të ditur ish-deputeti i PD Ervin Salianji, i cili në një postim në Facebook, thotë se mbështetësi i Partisë Demokratike u plagos nga kreu i FRESSH në Kolonjë Pandi Cunge.
Nga informacionet paraprake, sherri ka ndodhur për arsye banale, pra shkak është bërë një koment që Këndezi kishte lënë në profilin e kandidatit socialist për bashkinë e Ersekës Erjon Isait.
Cunge i ka kërkuar llogari 35-vjeçarit për komentin dhe pas kësaj e ka qëlluar me thikë në krah.
Raportohet se Ervis Këndezi ka marrë mjekimin e duhur dhe ka shkuar në polici ku ka bërë denoncim për këtë ngjarje, ndërkohë sipas Salianjit kreu i FRESH ende nuk është shoqëruar apo marrë në pyetje.