Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka porositur fletët e reja të votimit, pas djegies së KZAZ-së së Vaut të Dejës mbrëmjen e djeshme.
Mësohet se KQZ ka porositur kompaninë në Slloveni për të sjellë fletët e reja.
Kujtojmë se mbrëmë militantët e opozitës dogjën KZAZ-në e Bushatit në Vuan e Dejës. Gjatë përplasjes me policë mbetën të plagosur tre efektivë, ndërsa deri më tani janë shoqëruar 9 persona.