Google search engine
Home Aktualitet Zgjedhjet/ Astrit Patozi i lë të gjithë pa fjalë me atë që...

Zgjedhjet/ Astrit Patozi i lë të gjithë pa fjalë me atë që thotë se do ndodhë në 30 qershor: Dita e kiametit!

0
310

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e Vlorës.

Patozi u shpreh se 30 qershori do të jetë një ditë e zakonshme zgjedhjesh, një ditë demokracie.

‘Ne ofrojmë të kundërtën e Rilindjes, ofrojmë një model ku vlerat qytetare, vlerat kombëtare nuk nëpërkëmbën, ku kryetari i qeverisë, i partisë dhe i bashkisë nuk është zoti por është një shërbëtor i shtetit.

Për ca na akuzojnë ne sot? Na akuzojnë pse marrim pjesë në zgjedhje. Po pse qenka problem të marrësh pjesë? Problem është mos marrësh pjesë në zgjedhje.

Njëra palë thotë që 30 qershori është festë duhet të bien sazet, ndërsa të tjerët thonë që është dita e kiametit. Është ditë e zakonshme ku shqiptarët duhet të ushtrojnë vullnetin e tyre për të votuar. Nuk do të ndodhë asgjë e jashtëzakonshme nuk do të bëhet kiameti’, u shpreh Patozi nga Vlora.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here