Gjykata e Budapestit pas arrestimit të ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut ka vendosur që të mos e ekstradojë atë. Vendimi është marrë sot nga kjo gjykatë, e cila kishte kërkuar arrestimin e Gruevskit.
Ish-kryeministri u pa me pranga në duar para gjykatës mëngjesin e kësaj të enjte në Hungari, ndërsa përpiqej që t’i mbulonte herë pas here.
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski u arratis nga Maqedonia e Veriut në nëntor të vitit 2018 dhe kërkoi azil politik në Hungari.












































