Google search engine
Home Aktualitet Thellohet kriza politike/ Meta shmang takimin me të shoqen, kë takoi në...

Thellohet kriza politike/ Meta shmang takimin me të shoqen, kë takoi në vend të Monika Kryemadhit në presidencë?

0
357

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pas takim me kreun e PD, Lulzim Basha, ka pritur në Presidencë edhe ish-kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasilin.

Meta ka shmangur kështu takimin me bashkëshorten, Monika Kryemadhin. Dhe ka preferuar në vend të saj një takim me Vasilin.

Vasili ka mbërritur pak minuta më parë në zyrën e Kreut të Shtetit. Fokus i bisedës së tyre ka qenë për krizën politike në vend.

“Në vijim të konsultimeve me partitë politike për zgjidhjen e krizës aktuale në vend, prita sot në takim Nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Petrit Vasili. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”, ka shlruar Meta në faqen e tij pas përfundimit të takimit..

Sakaq, kryeministri Edi Rama vijon të refuzojë ftesën e Presidentit. Nga ana tjetër Meta është shprehur se do e presë shefin e qeverisë deri në orë 13:00, teksa në zyrën e tij ka shkuar sot që në 05:00 të mëngjesit. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here