Google search engine
Home Aktualitet Spartak Ngjela: Ka ardhur koha të mos votojmë më të korruptuarit, situata...

Spartak Ngjela: Ka ardhur koha të mos votojmë më të korruptuarit, situata e sotshme pasojë e konfliktit të drejtësisë me padrejtësinë

0
372

Avokat Spartak Ngjela ka reaguar ashpër përsa i përket situatës në vend, në prag të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Përmes një postimi në rrjetin social, Ngjela u shpreh se ka ardhur koha që votimet e të korruptuarve të marrin fund. Sipas avokatit, situata e sotshme politike është pasojë e konfliktit të vazhdueshëm mes drejtësisë dhe padrejtësisë që mbizotëron. Duke analizuar situatën aktuale, Ngjela deklaroi se zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të jenë hapi i parë i drejtësisë shoqërore, duke shtuar se qytetarët shqiptarë do të dinë të bëjnë zgjedhjen reale në zgjedhjet politike të 2021. “George Orëell ka thënë: “Një popull që zgjedh në krye të vendit të vet njerëz të korruptuar, hajdutë, maskarenj e tradhtare, nuk është viktimë e tyre, por bashkëpunëtor me ta”. Kjo është e vërtetë e dhimbshme historike në Shqipëri. A ka ardhur koha të ndryshohet kjo eksperiencë dëmprurëse? Besoj se po, kjo kohë po vjen. Mos mendoni se këto që po ndodhin janë ngjarje të një fenomeni negativ. Përkundrazi, është koha racionale që po i shtyn me forcë të korruptuarit për t’i flakur prej saj. Situata e zgjedhjeve që po zhvillohet në Shqipërinë e sotme, është pasojë e konfliktit të brendshëm midis drejtësisë dhe padrejtësisë shoqërore. Edhe me ndihmën e perëndimorëve të fuqishëm, padrejtësia do të ndëshkohet rëndë në Shqipëri. Dhe shqiptarët do të dinë të zgjedhin realisht drejt pas dy vjetësh, në zgjedhjet politike të vitit 2021. Kurse, vijimi i zgjedhjeve aktuale për pushtetin vendor, do të jetë hapi i parë në hullinë historike të drejtësisë shoqërore në Shqipëri”, u shpreh Spartak Ngjela. Avokati komentoi gjithashtu dy ditë më parë edhe veprimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për të shtyrë datën e zgjedhjeve, duke thënë se Meta nuk është bazuar në asnjë ligj, i cili justifikon apo i jep të drejtë për veprimin që ai ka kryer. Ngjela komentoi edhe situatën pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ndërsa shtoi se tensionet mes palëve do të jenë me të ulëta dhe gjakrat do jenë më të ftohta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here