Google search engine
Home Ekonomi Rriten me 13,7 % eksportet, 150 biznese kryen më shumë se 55...

Rriten me 13,7 % eksportet, 150 biznese kryen më shumë se 55 % të import-eksportit më 2018

0
427

Në vitin 2018 eksportet e mallrave ishin 310 miliard lekë, duke u rritur 13,7 % krahasuar me vitin, ndërsa importet arritën vlerën 641 miliard lekëve, duke u rritur 2,4 %, krahasuar me vitin e mëparshëm.

INSTAT raportoi sot se, për vitin 2018, më shumë se gjysmën e eksporteve e kryen 50 ndërmarrjet më të mëdha (58 %), ndërsa më shumë se gjysmën e importeve e kryejnë 100 ndërmarrjet më të mëdha (56 %).

Për vitin 2017, më shumë se gjysmën e eksporteve e kryen 50 ndërmarrjet më të mëdha (55 %), ndërsa më shumë se gjysmën e importeve e kryejnë 200 ndërmarrjet më të mëdha (52 %).

Në vitin 2018, pesha e eksporteve në vendet e BE-së është 76 % të eksporteve të mallrave, duke arritur vlerën 237 miliard lekë. Eksportet në vendet e BE-së u rritën me 12,5 %, krahasuar me vitin 2017, ndërsa pesha e importeve nga vendet e BE-së është 61 % të importeve të mallrave, duke arritur vlerën 391 miliard lekë.

Importet nga këto vende u rritën me 1,3 %, krahasuar me vitin 2017. Në vitin 2018 partneri ynë kryesor për eksportet dhe importet vazhdon të jetë Italia. Vlera e eksporteve drejt Italisë është 149 miliard lekë, duke u rritur 2,1 % krahasuar me vitin 2017, ndërsa vlera e importeve nga Italia 175 miliard lekë, duke u ulur 2,2 %, krahasuar me vitin 2017.

Numri i ndërmarrjeve eksportuese në vitin 2018 është 3.039, duke u rritur me 2,6 %, krahasuar me vitin 2017. Ndërsa numri i ndërmarrjeve importuese është 11.306 ndërmarrje, duke u rritur me 5,6 %, krahasuar me vitin 2017.

Në vitin 2018, ndërmarrjet që operojnë në industri dominojnë ndërmarrjet eksportuese. Këto ndërmarrje kryejnë 83 % të vlerës së eksporteve, duke u rritur me 15,9 %, krahasuar me vitin 2017. Ndërmarrjet që operojnë në tregti dominojnë ndërmarrjet importuese në vitin 2018. Këto ndërmarrje kryejnë 56 % të vlerë së importeve, duke u rritur me 4,2 %, krahasuar me 2017.

Në vitin 2018, dominojnë ndërmarrjet që eksportojnë drejt 1 vendi partner. Ato kryejnë 33 %, të vlerës së eksporteve, ndjekur nga ndërmarrjet që eksportojnë drejt 3-5 vendeve partnere (23 %). Në vitin 2018, dominojnë ndërmarrjet që importojnë nga 10 ose më shumë vende partnere. Këto ndërmarrje kryejnë 54 % vlerës së importeve, ndjekur nga ndërmarrjet që importojnë nga 3-5 vende partnere (15 % ).

“Produktet nga përpunimi”, në periudhën 2014-2018 zënë pjesën më të madhe të produkteve të eksportuara dhe të importuara.

Në vitin 2018, pesha e eksporteve të këtyre produkteve është 80 %, duke u rritur me 9,4 %, krahasuar me vitin 2017. Produktet me peshën kryesore në “Produktet nga përpunimi” janë: “Produktet e përpunimit të lëkurës” dhe Në periudhën 2014-2017, më shumë se gjysma e eksporteve ishte e përqendruar në 50 ndërmarrjet më të mëdha.

Edhe për vitin 2018, më shumë se gjysmën e eksporteve e kryejnë 50 ndërmarrjet më të mëdha (58 %). Pesha e këtyre ndërmarrjeve që operojnë në industri është 56 %, ndërsa pesha e ndërmarrjeve që operojnë në tregti është 65 %. Në periudhën 2014-2017, më shumë se gjysma e importeve ishte e përqendruara në 100 ndërmarrjet më të mëdha. Edhe për vitin 2018, më shumë se gjysmën e importeve e kryejnë 100 ndërmarrjet më të mëdha (56 %).

Pesha e këtyre ndërmarrjeve që operojnë në industri është 62 %, ndërsa pesha e ndërmarrjeve që operojnë në tregti është 51 %. “Produktet e veshjeve” (25 %), si edhe “Produktet e metaleve bazë” (15 %). Ndërsa Pesha e importeve të produkteve nga përpunimi është 90 %, duke u rritur me 3,4 %, krahasuar me vitin 2017. Produktet me peshën kryesore në “Produktet nga përpunimi” janë: “Produktet ushqimore” (11 %) dhe “Koks dhe nënprodukte të naftës të rafinuara” (9 %).

Gjatë periudhës 5-vjeçare (2014-2018) vihet re një tendencë rritje e eksporteve dhe importeve. Në vitin 2018, eksportet e mallrave janë 310 miliardë lekë, duke u rritur 13,7 %, krahasuar me vitin 2017, ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 641 miliard lekë, duke u rritur 2,4 %, krahasuar me vitin 2017.

Pesha e eksporteve në vendet e BE-së është 76 % të totalit të eksporteve të mallrave, duke arritur vlerën 237 miliard lekë. Eksportet në vendet e BE-së u rritën me 12,5 %, krahasuar me vitin 2017, ndërsa pesha e importeve nga vendet e BE-së është 61 % të importeve të mallrave, duke arritur vlerën 391 miliard lekë. Importet nga këto vende u rritën me 1,3 %, krahasuar me vitin 2017.

Në vitin 2018, eksportet në vlerë kanë shënuar rritje të konsiderueshme drejt Italisë, Kosovës dhe Spanjës, ndërsa Greqia, Kina dhe Turqia kanë patur rritje të importeve. Numri i ndërmarrjeve eksportuese, në vitin 2018, është 3.039, duke u rritur me 2,6 %, krahasuar me vitin 2017, ndërsa numri i ndërmarrjeve importuese është 11.306, duke u rritur me 5,6 %, krahasuar me vitin 2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here