Google search engine
Home Aktualitet Një datë të re zgjedhjesh, Presidenti do shpërndajë Parlamentin? Reagon Rama: Kur...

Një datë të re zgjedhjesh, Presidenti do shpërndajë Parlamentin? Reagon Rama: Kur Kushtetutën e lexon në filxhan, ai mund t’i shpallë luftë…

0
370

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj bashkëbiseduan dhe konsumuan një kafe me banorët e njësisë nr.4 në Tiranë.

Por përveç problemeve të përditshme, fokusi i tyre u përqendrua tek zhvillimet e fundit politike. Kryeministri Rama iu përgjigj interesimit të qytetarëve se çdo ndodhte nëse Presidenti dekreton një datë tjetër zgjedhjesh, apo vendos të shpërndajë Parlamentin.

Sa për datë të re, ai mund të bëjë ç’të dojë, po do jetë nul. Kot e ka, këtu ka institucione. Presidenti s’ka asnjë të drejtë në asnjë rresht të Kushtetutës por kur Kushtetutën e lexon në filxhan…”,- tha Rama.

Ndërsa i pyetur se a kishte mundësi që Presidenti të shpërndante parlamentin, Rama ironizoi duke thënë: “Ai mund t’i shpallë luftë edhe Amerikës…”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here