Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme në një takim elektoral me banorët e Njësisë, nr.4 në kryqyet
Gjatë bisedës në tavolinë mes shumë temash të diskutuara është ndalur edhe ka folur edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Rama e ka vlerësuar këtë të fundit duke e krahasuar me Bashën. Sipas Ramës, Berisha ishte shumë më i egër, por nuk u është larguar ansjëherë zgjedhjeve.
“Saliu me thënë të drejtën tani, duhet me i dhënë Çezarit atë që i takon. Se erdhi koha ta bëjmë Bujar Nishanin si burrë shteti. Edhe Saliu, në krahasim me Lulin, shumë më i vështirë, i egër, por nuk ka ik kurrë nga ndonjë palë zgjedhjesh. Unë po them që kur ishte vetë, i dilte gjësë përballë dhe kaq, ky është keqardhje. Mua më vjen keq realisht, është një personazh. Ky gënjen sikur këndon. Iku Këshilli i Europës nga zgjedhjet thotë”, tha Rama.
Në media u publikuan pamje teksa ish-kryeministri shfaqej në aeroportin e Rinasit. Sakaq, mësohet se Berisha ka zgjedhur si alibi samitin botëror, i Forumit Crans Montana, që do të mbahet në Gjenevë, në Zvicër, nga 26 deri më 29 qershor 2019.









































