Google search engine
Home Aktualitet “Kjo punë ka vdekur”, kjo nuk pritej nga Rama pak para 30...

“Kjo punë ka vdekur”, kjo nuk pritej nga Rama pak para 30 qershorit

0
339

Kryeministri Edi Rama nga Vora ku po mban fushatë elektorale tha se data e re e zgjedhjeve nga Meta ka dalë, pasi ai dhe opozita  nuk vranë dot 30 qershorin.

Rama garantoi se data 30 qershor do të jetë ditë votimesh, kurse shtoi se muk do të ketë as incidente të mëdha.

“Meta vendosi ditë tjetër. Ose 21 i binte e hënë dhe të hënën nuk bëhen dot zgjedhje, ose fallxhorja e ka lexuar dyshin si dy ditë përpara ditëlindjes së Saliut. Ai po e kapi paniku, vetëm doktorin mendon. Në politikë ai është pacient i doktorit. Zgjedhjet do bëhen më 30 qershor.

Data e re doli sepse nuk u vra dot 30 qershori. Lajmi i ri i datës së re është se më 30 qershor ka për të pasur qetësi. Kjo punë ka vdekur. Duhet të dalin të gjithë masivisht në vota, edhe demokratët. Luli është aty, me ëndrrat e Lulit janë aty dhe me dështimet e Lulit do përfundojnë përherë”, deklaroi Rama.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here