Google search engine
Home Aktualitet I shkoi në zyrë Metës, aleati ‘besnik’ i Ramës nxjerr zbuluar lëvizjen...

I shkoi në zyrë Metës, aleati ‘besnik’ i Ramës nxjerr zbuluar lëvizjen e radhës të Presidentit: Respektoj vendimin e tij!

0
333

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo dhe njëherësh aleat i kryeministrit Rama ka folur pas takimit me presidentin Ilir Meta.

Milo duket se ka rënë dakord për një datë të re zgjedhjesh, pasi tha para gazetarëve se respekton vendimin e Metës, teksa deklaroi se është në tagrin e presidentit të vendosë një datë të re zgjedhjesh.

‘Bëmë diskutim për gjetjen e një zgjidhje për krizën që po duket se po thellohet.

Refuzimi i ftesës nga Rama është çështje e kryetarit të Partisë Socialiste, unë jam kryetari i PDS-së dhe PDS respekton vendimin e Presidentit të Republikës. E rëndësishme është të gjendet një gjuhë e përbashkët dhe të ulen palët për gjetjen e një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur.

Nuk di për një datë të re zgjedhjesh, por Presidenti i Republikës është në tagrin e tij ta bëjë një gjë të tillë’, tha Milo.

Ndërkohë kujtojmë se kryeministri Edi Rama e refuzoi publikisht ftesën e kreut të shtetit duke u shprehur se ishte i zënë me fushatën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here