Google search engine
Home Aktualitet Golemi: LSI batërdi në Bashkinë Gjirokastër, turizmi dhe shërbimet ndaj qytetarëve gjirokastritë...

Golemi: LSI batërdi në Bashkinë Gjirokastër, turizmi dhe shërbimet ndaj qytetarëve gjirokastritë fokusi im kryesor

0
295

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Gjirokastrës, Flamur Golemi ka folur ditën e djeshme për projektet e bashkisë për mandatin e ri, ndërsa ka shpërthyer në akuza në adresë të kryebashkiakes aktuale, Zamira Rami, e cila vjen nga radhët e LSI. Gjatë një interviste televizive, Golemi akuzoi Lëvizjen Socialiste për Integrim se ka bërë batërdi në Gjirokastër, pasi këtë bashki e drejton ajo, duke mos mbajtur asnjë nga premtimet gjatë mandatit 4 vjeçar. “Me keqardhje sot them që pasi e mbështetëm kryetaren e bashkisë së LSI-së Gjirokastra u harrua dhe u anashkalua, shërbimet ndaj qytetarëve munguan dhe Gjirokastra nuk e mori mbrapsht investimin që bëmë te kryetarja”, deklaroi ai. Më tej, zoti Golemi theksoi se turizmi dhe shërbimet ndaj qytetarëve gjirokastritë do të jenë fokusi i tij kryesor. “Një nga prioritetet kryesore për Gjirokastrën do të jetë agroturizmi, promovimi i vlerave historike, kryesore në këto 4 vjet si objektiv do kemi shërbimin ndaj qytetarëve. Turizmi gjithashtu do jetë prioritet mbi prioritet dhe zhvillimi i gjithë rajonit në sajë të turizmit. Qyteti ka nevojë për ndërhyrje në infrastrukturë dhe në lagje, pra ku duhet një park, ndriçimi, zhvillimi pra një qasje e re për lagjet e Gjirokastrës. Agroturizmi dhe mbështetja e tij do jetë një nga tjetër pikat kyçe të mandatit tim 4 vjeçar, por dhe mbështetja ndaj blegtorisë dhe bujqësisë ka nevojë për qasje tjetër. Qasje tjetër nënkuptojmë me qasje ndryshe në infrastrukturë, ujë të pijshëm dhe menaxhimin e tij”, u shpreh ai. Ndërkohë, Golemi renditi edhe disa nga problematikat me të cilat haset sot qyteti i Gjirokastrës. “Janë disa, por aktualisht kemi problemin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Gjirokastra është qyteti i gurit dhe i historisë dhe bashkia aktuale nuk ka qenë në ritmin e zhvillimit historik dhe intelektual të gjirokastritëve. Nga 2013 deri në 2017 numri i turistëve është shumëfishuar. Slogani im është “4 stinët turistike të Gjirokastrës”, e kam ëndërr dhe 4 vitet e ardhshme realitet. 365 ditë të vitit duhet ta bëjmë turizëm. Historia plus kulturën janë zemra e Gjirokastrës. Në 4-vjeçarin në vazhdim shërbimi dhe gjetja e njeriut të punës do jetë objektivi im. Do e bëjmë bashkinë më të aksesueshme dhe sa më afër qytetarëve”, nënvizoi Golemi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here