Google search engine
Home Politike Drejtesi Gara për kryeprokuror/ Olsian Çela mbahet “peng”, KLP letër urgjente KPK: Kaloni...

Gara për kryeprokuror/ Olsian Çela mbahet “peng”, KLP letër urgjente KPK: Kaloni në Vetting …

0
458

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ditën e sotme i ka nisur një letër të dytë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit lidhur me procesin e Vettingut për kandidatin për Kryeprokuror të Përgjithshëm, Olsian Çela.

Letra e dytë është nisur pas mungesës së një përgjigjeje nga letra e parë. Ndaj KLP nis një letër të dytë për KPK-në 45 ditë më vonë. Letra bëhet për fillimin e procesit për Vettingut për Çelën dhe hapjen e rrugës në garën për kryeprokuror.

Olsian Çela është i vetmi nga tre kandidatët prokurorë që nuk ka kaluar akoma Vettingun. Kalimi i Vettingut është kusht i domosdoshëm për vijimësinë e procedurave për kreun e organit të akuzës.

KLP pritet të kalojë në Vetting vetë anëtarin Lulëzim Alushaj, ndërsa në garë janë edhe Arta Marku e Fatjona Memçaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here