Google search engine
Home Aktualitet Bëri lëvizjet e bujshme që po ‘trazojnë’ politikën shqiptare, Artan Hoxha nxjerr...

Bëri lëvizjet e bujshme që po ‘trazojnë’ politikën shqiptare, Artan Hoxha nxjerr fotot e Ilir Metës: Hape rrugën o i pari

0
503

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dekretoi të enjten në mesditë 13 tetorin si datën e re për zgjedhjet vendore. Zoti Meta theksoi në konferencën për shtyp ky shfaqi edhe dekretin, se shpresonte që zgjedhjet e tetorit do të jenë gjithëpërfshirëse.

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ironizuar këtë vendim duke risjellë në vëmendje një histori nga fëmijëria e tij. Ai ka postuar edhe dy foto të  Ilir Metës, ku ky i fundit shfaqet duke eksploruar natyrën.

Reagimi i Artan Hoxhës

“Hape rrugen o i pari, se ne jemi nga Skrapari”…

Kur ishim te vegjel dhe shkonim per te kaluar 15-te ditet e pushimeve verore ne kampin e pionerit “Qemal Stafa” ne Durres(kompleksi Tropikal sot ne Plepa), udhetonim pothuaj gjithnje me te njejtin autobuz, me shofer Njaziun. 
Gjate udhetimit nga qendra administrative e rrethit Skrapar, Corovoda, e deri ne kampin e pionerit ne Plepa, sa here kalonim ne ndonje qytet apo qender te banuar, ose kur na dilte perpara ndonje Saurrel apo Zis(keshtu mjetesh kishte ne ate kohe prodhim lindor ose kinez) te gjithe femijet ne autobuz bertisnin me te madhe per ti dhene kurajo shofer Njaziut:
“Hape rrugen o i pari, se ne jemi nga Skrapari”…

Image may contain: one or more people, outdoor and water

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here