Tensionohet situata/ Pas kallëzimit penal nga IKMT, një tjetër telash për kryetarin e bashkisë së Lezhës, vihet nën hetim (Zbardhet akuza)

0
396

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Lezhë proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, Kryetarin e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, 54 vjeç.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht Policia e Lezhës. Gjatë një emisioni televiziv ai dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pengim i subjekteve zgjedhore”, shtuan të njëjtat burime.

 “Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Mirditë kanë proceduar penalisht për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, shtetasit: A.K., 34 vjeç, banues në Mirditë; Gj.P., 28 vjeç, banues në Mirditë. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë”, njoftoi Policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here