Gjatë diskutimeve të ditës së sotme, Edi Rama ndër të tjera tema të diskutuara për situatën e nxehtë politike në vend, u ndal edhe te godina e Teatrit të Kukullave. E rikthyer sërish në temë diskutimi, kryeministri i kërkoi kryebashkiakut Veliaj që të ndërtojë një tjetër godinë të re për fëmijët, pasi ajo aktualja, pranë selisë së PS, është e rrënuar.
Duke iu drejtuar ministrit Pandeli Majko, i pranishëm në tavolinë, Rama i tregoi historinë se si e kishte gjetur të rrënuar kur e kishte vizituar para disa kohësh me të birin, Zaho.
Pjesë nga diskutimi:
Rama :Duhet një teatër i ri kukullash për fëmijë. Shkova me Zahon një ditë në teatër dhe më iku truri. Ka mbetur i njëjti teatër, por është katandisur keq dhe ka marrë fund.
Veliaj: Duhet ta rikonstruktojmë patjetër
Rama: Është punë tjetër ajo, të shohim sa mban, sa s’mban që të jetë si një lloj muzeu i parlamentit. E ke parë nga mbrapa kur shkojmë të PS apo jo?
Majko: Pse do e prishim edhe atë?
Rama: Nuk thamë do e prishim edhe atë, por duhet parë si të bëhet diçka
Majko: epo mirë
Rama: është e rrënuar, duhet të bëjmë Teatrin e ri të Kukullave