Gjatë kafes së mëngjesit të kryeministrit Rama dhe Veliajt me banorët e njësinë nr.5 nuk kanë munguar as batutat. Rama ka treguar edhe një batutë që i ka treguar Majko për gjirokastritët.
“Këtë ma tregoi Majko. Pse nuk blejnë gjirokastritët frigoriferë?
Kanë ato sterret poshtë që mbajnë ushqime në të ftohtë.
Se nuk janë të sigurt që mbyllet drita kur mbyllet dera”, tha Rama teksa në tavolinë shpërthyen të qeshurat.
Më pas kryeministri iu drejtua ministrit Majko, duke ironizuar Kujtim Gjuzin.
“Ti dhe unë jemi në rregull e ka komisioni Manja-Gjuzi”.
Rama iu drejtua sërish Majkos: “Ti i dole borxhit, në mënyrën që duan ata, nuk donin. Se edhe unë i dal borxhit, por në një mënyrë tjetër”.