Në vijim të procedurave të nisura nga maxhoranca për shkarkimin e presidentit të vendit, Ilir Meta, pas dekretit për anulimin e 30 qershorit, një tjetër hap është marre këtë paradite në Komisionin e Ligjeve.
Në mbledhjen e sotme, Komisioni i Ligjeve ka miratuar ngritjen e një Komisioni Hetimor, për shkelje të rënda të Kushtetutës nga Presidenti Ilir Meta, me vendimin për zhdekretim të 30 qershorit si ditën e zgjedhjeve vendore.
Në prezantimin e kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor është sqaruar se “Qëllimi është që të ngrihet një Komision Hetimor për shkelje të rëndë të Kushtetutës”.
Pas diskutimeve, ngritja e komisionit u bë me 13 vota pro dhe 1 kundër. Komisioni i Ligjeve miratoi kështu raportin për t’i kërkuar seancës plenare ngritjen e Komisionit Hetimor për vijimin e procedurës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Kundër këtij propozimi ishte deputeti Adriatik Alimadhi.








































