I dënuar për vrasje, rrëmbime dhe trafik droge/ VIDEO tronditëse, si u qëlluan me dy kallashnikovë miku dhe kunati i Lul Berishës

0
478

Ditën e sotme Policia e Durrësit ka vënë në pranga Bashkim Haxhinë, një emër ky i njohur mjaft mirë nga strukturat e ligjit dhe bota e krimit.

Ky i fundit është arrestuar me akuzën për armëmbajtje pa leje, ndërsa ka qenë bashkë me miqtë e tij Plarent Dervishaj e Jul Meçaj, ditën që këtyre të fundit iu bë atentat me breshëri plumbash, dhe është kapur nga kamerat e sigurisë ndërsa mbante një armë në dorë dhe ndiqte me vrap atentatorët pasi u larguan.

Haxhia ndërkohë njihet si pjesë e grupit famkeq  të Astrit Gjepalit, i vrarë në 16 janar 2014, si edhe anëtar i bandës së Durrësit.

1561308211_atentatidurres

Haxhia është ekstraduar disa vite më parë nga Italia, pasi në Shqipëri ishte dënuar me 20 vite burgim  me akuzën për vrasje, katër rrëmbime dhe grabitje. Ai po ashtu është hetuar nga drejtësia e vendeve fqinje, me akuzën për shpërndarje droge dhe trafik prostitucioni. Shikoni videon e atentatit të pak ditëve më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here