Google search engine
Home Aktualitet “E ushqeva qenin, tani më ha kokën”, Idajet Beqiri ‘i përvishet’ keq...

“E ushqeva qenin, tani më ha kokën”, Idajet Beqiri ‘i përvishet’ keq Mark Markut dhe i nxjerr sekretet: Më erdhi në zyrë, ishte i rrënuar, e mora në punë…. (FOTO)

0
353

Idajet Beqiri, kryetar i Partisë Uniteti Kombëtar, është një ndër personat më të diskutuar të momentit pasi u kthye në sebepin që Kolegji Zgjedhor rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Beqiri ka shprehur sot revoltën me pedagogun Mark Marku, i cili e ka përmendur dje në emisionin “Opinion”, dhe ka thënë se ai ka qenë i dënuar. Beqiri thotë se Mark Marku, që bën sikur s’ia di emrin, e njeh shumë mirë, pasi i ka dhënë punë në vitin ’92.

Reagimi i plotë:

Për analistin e Saliut, ish studentin që u bë pedagog, Mark Marku… dhe “ushqeje qenin, të të haj kokën”…

Aty nga fillim viti 1992 Mark Marku, analisti i Saliut dhe i Lulit te “Opinioni” i Fevziut, më erdhi në zyrë krejt i rrënuar, i pa ushqyer, i veshur keq. Isha Drejtor dhe Kryeredaktor i Gazetës “Kombi” qysh nga korriku 1991, deri në vitin 2003. Kulmin e saj “Kombi” e kishte në vitet 1991-1995, tirazhi i së cilës arriti 20 mijë kopje të shitura. Më tha se ishte student, por në gjendje të mjeruar ekonomike. Pa ia ditur bindjet politike, pa pyetur nëse ishte i Saliut apo i krahut tonë progresist, e mora në punë si korrektor gazete. I jepja për çdo numër gazete 1500 lekë, të cilat për kohën ishin një pagë mujore e mjaftueshme për të mbajtur një familje. Gazeta “Kombi” në çdo numur e bënte “llum” Sali Berishën, duke e stigmatizuar si agjent të Serbisë, si dallkauk, sharlatan, përçarës dhe vrasës të shqiptarëve. Marku i korrektonte bukur këto shkrime! Kur Saliu më burgosi në qershorin e vitit 1993 sepse në Gazetën “Kombi” i thash me gërma të mëdha në një faqe gazete “Berisha ti je vrasës i Shqipërisë dhe i shqiptarëve”, korrekturën e këtij shkrimi e bëri Mark Marku…

Marku dje në emisionin e Fevziut “Opinion”, pasi bëri sikur nuk ma dinte emrin, tha se unë isha edhe i dënuar! Analisti Lorenc Vangjeli i kujtoi Markut se Idajet Beqiri u dënua se i tha në gazetë Sali Berishës vrasës! Marku bëri të paditurën! Kjo është një nga dhjetëra borderotë e pagesave që firmoste Marku te mua. Kam veç borderove të ruajtura, sepse mund t’i duhen Markut për pension nesër, edhe ca gjëra të tjera të tij… Epo kësaj i thonë “ushqeje qenin, të të haj kokën”!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here