“Vetëm qëndresë”, Bardh Spahia habit me mesazhin nga ‘arresti’: Nuk jam penduar!

0
339

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka publikuar një mesazh për të gjithë mbështetësit e tij.

Spahia ndodhet në arrest shtëpie, pas vendimit të gjykatës për këtë të fundit lidhur me ngjarjet në KZAZ-në e Shkodrës,

Ish-deputeti në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, shpreh mirënjohjen për vëmendjen dhe mbështejen që ka pasur. 

“Nuk jam penduar për asnjë moment për zgjedhjen që të kthehem e të qëndroj në vendin tim!”, shprehet ai mes të tjerash, ndërsa bën thirrje për qendresë.

Mesazhi i plotë:

VETËM QENDRESE!

Të gjithëve e secilit, miq, kolegë, të njohur e të panjohur, brenda e jashtë vendit, u jam thellësisht mirënjohës për solidaritetin, vëmendjen e mesazhet! E drejta triumfon mbi cdo urdhër politik e keqpërdorim të shtetit, ashtu si vendosmëria për të bërë gjënë e duhur për këtë vend, nuk lëkundet as edhe një sekondë! Solidariteti njerëzor mbetet sinjali më i qartë se shpresa është e fortë në këtë vend, njëlloj si ndërgjegjësimi se beteja kundër të keqes nuk është e lehtë, por aspak e pamundur!

Nuk jam penduar për asnjë moment për zgjedhjen që të kthehem e të qëndroj në vendin tim!

Për formim e traditë familjare, besoj tek qëndresa përballë të keqes, si rruga për të merituar lirinë e demokracinë. Ajo betejë bëhet vec pastër, pa kthesa e konformizma! Paqja pa drejtësi është diktaturë, e diktatorët vec rrëzohen! Qëndresa është historia e Shkodrës, e jo përkulja!Jam prane cdo mbrojtesi te lirise te ndaluar padrejtesisht, jam prane cdo qendrestari e ushtari te demokracise qe mbron lirine duke u perballur me dinjitet e kurajo kunder te keqes qe po rikthehet per te mbytur e zene per fyti demokracine ne atdheun tone.

E aty do jem bashke me ta, mirenjohes per sherbimin qe i bejne kombit te vet, me sa te kem mundesi e sa te kem fryme!

Respekt për të gjithë qëndrestarët!#AsnjëHapPas #TëBashkuarIaDalim#RamaIk

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here