Ndërkohë Sali Berisha akoma nuk e ka thënë edne fjalën e tij në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgjedhor për datën e zgjedhjeve, ka nxjerrë të birin për të reaguar.
Shkëlzen Berisha ka reaguar lidhur me vendimin e Kolegjit Zgjedhor për zhvillimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.
‘Dispozitivi i vendimit të gjykatës: Partia në ballë, kolegji në këmbë’, shkruan Berisha.
Kolegji Zgjedhor vendosi sot përfundimisht zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor.
Rrjedhimisht dekreti i Presidentit Ilir Meta për anullimin e zgjedhjeve është i pavlefshëm dhe data që mbetet në fuqi për zgjedhjet lokale është pikërisht 30 qershori