Google search engine
Home Bota Rajoni Situatë alarmante/ Forcat e Armatosura ndërmarrin aksionin e madh, neutralizohen 57 terroristë

Situatë alarmante/ Forcat e Armatosura ndërmarrin aksionin e madh, neutralizohen 57 terroristë

0
359

Gjithsej 57 terroristë janë neutralizuar deri më tani gjatë ofensivës antiterroriste “Kthetra” që Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë ndërmarrë në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë turke të Mbrojtjes, gjatë operacionit janë neutralizuar 6 terroristë të PKK-së, ndërsa numri i tyre është rritur në 57.

Ministria më herët njoftoi se në kuadër të operacionit, të nisur më 27 maj në rajonin Hakurk në veri të Irakut, avionët turq kanë goditur strehimoret, bunkerët dhe depot e armëve të organizatës terroriste PKK.

Ndryshe, operacioni antiterrorist në Hakurk zhvillohet me pjesëmarrjen e njësive artilerike, avionëve të Forcave Ajrore dhe komandove, me mbështetje edhe të helikopterëve “Atak”.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here