Dy ditë më parë mediat zvicerane bënë të ditur se Zyra e Prokurorit Publik ia ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare Loredana Zefit. Ky vendim i autoriteteve zvicerane është marrë për shkak të dyshimeve se pasuria e Loredana Zefit ka prejardhje të dyshimtë.
Loredana e ka kundërshtuar vendimin dhe ka bërë kërkesë kundër bllokimit të llogarive të saj, por kërkesa e reperes është hedhur poshtë. Pas kësaj, Loredana ka bërë kërkesë që për rastin e saj të angazhohet një avokat shtetëror që punon falas.
Ndërkohë teksa në media flitet për këtë vendim të prokurorisë, Loredana ka habitur me veprimin e fundit. Reperja ka postuar një foto ku shfaqet e veshur me shumë stil dhe ka lënë të kuptohet se së shpejti do vijë me një këngë të re.
Kënga e fundit nga Loredana është “Labyrinth”, një këngë që theu rekord me shikime.













































