Nis seanca për dosjen e 613 kg kokainë, merret vendimi ndaj Arbër Çekajt

0
360

Nis gjyqi për tre personat e përfshirë në trafikun e 613 kilogramëve kokainë.

Mësohet se Arbër Çekaj do të gjykohet në mungesë, pasi nuk është ekstraduar ende nga Gjermania.

Gjatë seancës te Krimet e Rënda, Prokuroria ka kërkuar të gjykohen 3 persona.

Konkretisht për dosjen e 613 kg kokainë do të gjykohet Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Kujtojmë se sasia prej 613 kg kokainë u sekuestrua në fund të shkurtit të vitit 2018 në një magazinë të Arbi Garden në Maminas. Dyshohet se kokaina ishte e lidhur me një rrjet trafiku që nis nga Kolumbia dhe përmes organizatave të krimit shqiptar përfundonte në tregun europian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here