Google search engine
Home Aktualitet Kolegji zgjedhor ‘vulosi’ 30 qershorin, reagon Denar Biba dhe tregon si kanë...

Kolegji zgjedhor ‘vulosi’ 30 qershorin, reagon Denar Biba dhe tregon si kanë votuar anëtarët: KQZ sapo bëri historinë. Nuk mund ta fsheh …

0
322

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba nuk e ka fshehur kenaqësinë teksa ka komentuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor, sipas tij, 5-0, për pavlefshmërinë e dekretit të Presidentit dhe rrëzimin e kërkesës së PUK për mospjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit.

Me një shënim në faqen e tij neëFacebook, Biba shkruan “nuk mund ta fsheh kënaqësinë personale për ngadhënjimin profesional lidhur me faktin e pamohueshëm tashmë se vendimi i KQZ ishte ligjërisht korrekt, paçka se politikisht nuk i pëlqeu një pjesë të politikanëve të vendit”.

“Tashme vendimmarrja e KQZ u certifikua edhe gjyqesisht.  KQZ sapo beri histori, me se paku persa i perket te drejtes administrative. Kjo eshte nje dite e mire per shtetin e se drejtes ne Shqiperi”- shkruan ai.

Reagimi i Denar Bibës 

Kolegji Zgjdhor me vote unanime 5-0 rrezoi ankimin e Partise Uniteti Kombetar per tu cregjistruar nga zgjdhjet per pushtetin vendor te dates 30 qershor 2019. Me fjale te tjera, Kolegji Zgjdhor, qe eshte trupa me e larte gjyqesore ne RSh per ceshtjet zgjdhore e vendimi i te cilit eshte i pa ankimueshem, sapo la ne fuqi vendimmarrjen e KQZ, vendimmarrje qe, nder te tjera, konstaton edhe pavlefshmerine absolute te Dekretit te Presidentit te Republikes.
Do te doja shume qe kjo situate te ishte e paqene, qe Presidenti te mos e kishte nxjerre Dekretin e dyte per anulimin e dates se zgjdhjeve; qe KQZ te mos vihej ne poziten e veshtire e te padeshirueshme per te konstatuar si absolutisht te pavlefshem nje akt te Kreut te Shtetit; qe Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit te mos e godiste Dekretin e Presidentit e, ne nje fare menyre edhe autoritetin e tij.
Siqodofte, nuk mund ta fsheh kenaqesine personale per ngadhenjimin profesional lidhur me faktin e pamohueshem tashme se vendimi i KQZ ishte ligjerisht korrekt, packa se politikisht nuk i pelqeu nje pjese te politikaneve te vendit.
KQZ nuk mori komptetencat e Gjykates Kushtetuese, packa se mese njehere kjo e fundit ka vendosur se dekretet presidenciale nuk perbejne lende kushtetuese.
KQZ u gjend perpara nje situate ku, ose do nderpriste procesin zgjdhor, ose do te vijonte pergatitjet, megjithese Dekreti qe anuloi daten e zgjdhjeve ishte haptazi i paligjshem. Ne u fokusuam te paligjshmeria flagrante, e jo te kushtetutshmeria/antikushtetushmeria e Dekretit.
Tashme vendimmarrja e KQZ u certifikua edhe gjyqesisht.
KQZ sapo beri histori, me se paku persa i perket te drejtes administrative.
Kjo eshte nje dite e mire per shtetin e se drejtes ne Shqiperi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here