Google search engine
Home Aktualitet Kolegji zgjedhor ‘i jep shuplakë’ Metës, shihni çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare për...

Kolegji zgjedhor ‘i jep shuplakë’ Metës, shihni çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare për 30 qershorin

0
399

Washington Post i bën jehonë vendimit të sotëm të Kolegjit Zgjedhor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Shqipëri të dielën e 30 qershorit.

Në një artikull të Associated Press botuar nga WP thuhet se trupa e gjyqtarëve të zgjedhjeve vendosën në favor të mbajtjes së zgjedhjeve, duke hedhur poshtë një lëvizje të presidentit të republikës për t’i shtyrë.

Pesë anëtarët e Kolegjit zgjedhor votuan në mënyrë unanime që një parti e vogël politike, që kërkoi të ç’rregjistrohej bazuar në aktin e presidentit Ilir Meta, duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës.

Herët këtë muaj, Meta tha se ai kishte shtyrë zgjedhjet lokale, nën frikën se zgjedhjet do të ishin ‘jodemokratike’ pa partitë e opozitës që i bojkotuan.

Parlamenti me 140 vende ka filluar një procedurë të gjatë për largimin e Metës, duke e lidhur me dhunimin e Kushtetutës, edhe pse socialistët nuk i kanë 94 votat që ju duhen.

Opozita ka drejtuar protestat që nga mesi i shkurtit, duke akuzuar qeverinë për lidhje me krimin e organizuar dhe ka kërkuar zgjedhje të reja të përgjithshme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here