Jepet vendimi për zgjedhjet/ Ministri i Jashtëm italian telefonatë urgjente Ramës dhe Bashës, zbardhet biseda dhe porositë

0
334

Pas vendimit që mori Kolegji Zgjedhor ditën e sotme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, ka ardhur edhe reagimi i parë nga ndërkombëtarët. 

Ministri i Jashtëm i Italisë,  Enzo Moavero Milanesi ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Mësohet se kryefjala e bisedës telefonike e Moaveros me të dy zyrtarët shqiptarë kanë qënë zgjedhjet e 30 qershorit. 

Kryediplomati italian ka kërkuar që të shmanget të gjithë format e dhunës në mënyrë që të mos ketë të lënduar në njerëz. 

“Ka një rëndësi të madhe për të siguruar respektimin absolut të rregullave themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Pavarësisht diferencave që keni ju si kundërshtarë politik është e domosdoshme të shmanget çdo formë e dhunës dhe të manifestohet respektimi i opinioneve dhe pozicioneve në mënyrë demokratike.

Duhet të sigurohet korrektësia e procesit të zgjedhjeve në Shqipëri”, ka deklaruar Milanesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here