Google search engine
Home Bota Rajoni Humbi për herë të dytë Erdogani, del jashtë kontrollit situata në Stamboll...

Humbi për herë të dytë Erdogani, del jashtë kontrollit situata në Stamboll (Publikohen pamjet) 

0
2396

Dje u mbajtën zgjedhjet lokale të përsëritura për bashkinë më të rëndësishme në Turqi, atë të Stambollit.

Këto zgjedhje u mbajtën për herë të dytë, për shkak se në herën e parë, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, dërgoi ankesa në Këshillin e Suprem Zgjedhor, duke bërë që kërkesa e tij të realizohet. Mirëpo, kandidati i partisë së tij pësoi një humbje edhe më të rëndë herën e dytë.

Në herën e parë, kandidati i opozitës, Ekrem Imamoglu, fitoi me diferencë prej 14.000 votash, në një qytet ku miliona kanë të drejtë vote. Ndërsa në herën e dytë, Imamoglu fitoi me një diferencë afër 800 mijë vota.

Pas këtij rezultati, presidenti Erdogan e pranoi humbjen dhe e uroi Imamoglun për zgjedhjen si kryetar i Stambollit.

Ndërsa publikimit të rezultatit, mbështetësit e Imamoglut dolën rrugëve të Stambollit për ta festuar fitoren e kandidatit të tyre, e siç duket pjesëmarrja është masive. 

Siç shihen nga pamjet rrugët e Stambollit janë mbushur nga mijëra simpatizantë, ndërsa nuk frenojnë gëzimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here