Në mbledhjen e zhvilluar në Kolegjin Zgjedhor për shqyrtimin e kërkesës së Idajet Beqirit për ç’regjistrimin e PUK nga zgjedhjet, ka folur për herë të parë edhe Kolegji Zgjedhor.
Artur Malaj, anëtar i Kolegjit ka pyetur anëtarin e KQZ, Olsi Peto: Në rastin e një dekreti që ç’dekreton një dekret të mëparshëm. Cili organ e ka kompetencën e ndryshimit të datës së zgjedhjeve?
Olsi Peto: Nuk e ka asnjë organ. Nuk ka një precedent të mëparshëm për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve. Ndërsa për ndryshim të datës së zgjedhjeve është ndryshuar në 2017 me dekret të presidentit, por duke caktuar datë zgjedhjesh.