Google search engine
Home Aktualitet A është i vlefshëm 30 qershori? Zbulohet lëvizja e Kolegjit Zgjedhor dhe...

A është i vlefshëm 30 qershori? Zbulohet lëvizja e Kolegjit Zgjedhor dhe vendimi që do të merret (Çfarë do të ndodhë sot?)

0
319

Vendi ndodhet në krizë politike dhe data e zgjedhjeve është kthyer në mollën e sherrit. Mirëpo ditën e sotme do të shihet se çfarë rruge do të marrë kjo çështje.

Ditën e sotme do të mblidhet Kolegji Zgjedhor për të shqyrtuar  ankimin e bërë nga Idajet Beqiri, pasi ky i fundit ka kërkuar që partia e tij “Uniteti Kombëtar” të ç’regjistrohet nga zgjedhjet e 30-qershorit.

Kërkesa e Beqirit u hodh poshtë  nga KQZ. me argumentin se dekreti i Presidentit është antikushtetues dhe nul, pra nuk do të zbatohet. Por, pas KQZ-së çështja shkon në Kolegjin Zgjedhor, i cili ka sot do të japë edhe fjalën e fundit për këtë çështje.

Sot nëse Kolegji do të pranojë kërkesën e Idajet Beqirit për t’u çregjistruar atëherë bëhet i ligjshëm dekreti i Metës. Por nëse Kolegji vendos të kundërtën, pra të rrëzojë kërkesën e Idajet Beqirit, sikurse bëri edhe KQZ, atëherë rrëzohet dhe dekreti i Metës dhe zgjedhjet zhvillohen ne 30 qershor, me vendim gjykate.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here