Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet sot lidhur me shkarkimin e mundshëm të presidentit Meta, ku do të konstatohen shkeljet që ai ka kryer në dekretin për të shtyrë zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.
Presidenti Meta nuk është i pranishëm sot në këtë mbledhje, ndërsa një nga deputetët që është shprehur kundër shkarkimit të tij është Ralf Gjoni.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja është shprehur: E komisionit të ligjeve me shkrim dhe nuk e çmon të nevojshme të paraqitet para komisionit! Por kjo nuk e pengon punën e komisionit për të vijuar proceduren e shkarkimit!
Gjoni: Kush e përcakton se Presidenti ka shkelur Kushtetutën? Nuk jam pro Dekretit të Presidentit pasi nuk është i bazuar në Kushtetutë, por unë besoj në institucione dhe këtë mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese! Është i nxituar vendimi për shkarkimin e Presidentit! Kjo procedurë shkarkimi është nje lojë politike për të berë show televiziv!










































