Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin, duke rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, vjen edhe lëvizja e radhës nga ky i fundit.
Burime nga Presidenca bëjnë me dije se kreu i shtetit do të mbajë nesër herët në mëngjes një konferencë.
Mësohet se konferenca do të nisë në orën 08:00 të mëngjesit dhe do të ketë fokus vendimin e sotëm të Kolegjit Zgjedhor si dhe krizën e rëndë politike në vend.