Deputetja Rudina Hajdari, kryetare e grupit të ri të demokratëve në Kuvend ka akuzuar kryeministrin Rama se po i hedh benzinë zjarrit dhe po u bën shantazh institucioneve.
“Është vërtetë një situatë që duhet të ishte evituar më parë. Por ja ku erdhëm sot në fakt, për shkak të politikës shqiptare, të metodës së 30 viteve të fundit, disa parti, individë që luftojnë njëri-tjetrin dhe nuk duan të shmangin dhunën, e filloj edhe unë me një shprehje si kryeministri i vendit, ‘dhuna fillon ku mbaron arsyeja’, dhuna fillon ku mbaron politika, por ka disa formale, fizike, verbale, psikologjike të të gjitha llojeve, nëse do flasim për dhunë, kemi dhunë të jashtëzakonshme që po ndodh nga individë jashtë parlamentit dhe brenda. Kryeministri që vazhdon me mënyrën e tij të përdorë një gjuhë të acaruar, arrogante, ofenduese për shqiptarët dhe deputetët e parlamentit. Është e drejtë të thuhet që kemi humbur arsyen në mënyrë që sot nuk jemi në gjendje ti japim përgjigje që të evitojmë konfliktin që po ndodh në të gjitha qytetet e vendit”-tha ajo,
Sipas Hajdarit, “Rama po thotë se ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. Por ai po e humbet, se kohët e fundit po e përdor këtë parlament për t’i hedhur benzinë zjarrit, për shantazh institucioneve, për arrogancë, që e ka brenda e jashtë vendit. Ai thotë se ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, por është ai që sot mori përgjigjen nga KE për mos hapjen e negociatave”- tha Hajdari.











































