Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi pak para mbërritjes së kryeministrit Edi Rama në Shkodër, ka propozuar një pakt duke u shprehur: ‘Marshimi i militantëve të PD-së do të jetë paqësor nëse policia siguron mbarëvajtjen dhe qetësinë.’ Mbetet për t’u parë nëse ky pakt do të bëhet realitet.
Qindra forca RENEA kanë mbërritur në qytetin verior për të siguruar mbarëvajtjen e takimit të Ramës, ndërkohë që opozita ka organizuar një anti miting.
Ky është një uzurpim i paligjshëm. PD ka organizuar…, është marshim qytetar, janë zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, janë për formën e rrethimit të qytetit.
Ky është qyteti jonë dhe ne do të lëvizim të lirë në të gjitha rrugët e qytetit të Shkodrës që policia nuk duhet ta lejonte, por sigurisht duke ruajtur qetësinë. Pata një takim me punonjës së policisë së Shkodrës dhe i sigurova që ne do të ruajmë qetësinë, por edhe ata duhet të sigurohen që çdo gjë do të shkojë e qetë’, tha Ademi









































