Google search engine
Home Aktualitet “Rrëzohet sistemi i gjendjes civile!”, ish deputeti shpërthen në akuza: Ndërhyjnë në...

“Rrëzohet sistemi i gjendjes civile!”, ish deputeti shpërthen në akuza: Ndërhyjnë në sistem! Ministri i Brendshëm kërkon t’i tregojë Bablokut që …

0
351

‘Rrëzohet sistemi i gjendjes civile’, kështu shprehet ish deputeti i PD, Ervin Salianji.

Sipas, Salianjit, ‘ministri i Brëndshëm kërkon të tregojë Bablokut që mund të bëjë gjithçka, duke ndërhyrë dhe në regjistrin e gjendjes civile’.

Rrëzohet sistemi i gjëndjes civile!

Janë bërë me hije, frika ju ka hyrë në palcë.

Nuk i mjaftojnë:

– 1.2 milion karta identiteti jashtë afati;
– mijëra qytetarë me vendbanime të zhvendosura nga QV ku votojnë;
– punonjësit e administratës të kërcënuar për të bërë pëlqime të detyrueshme për Rilindjen;
– dërgimi nëpër ahengjet elektorale nga 4 persona për çdo punonjës administrate;
– detyrimi i mësuesve me kërcënim për të urdhëruar nga 5 nxënës për të votuar Rilindjen;
– detyrimi i mjekëve dhe infermierëve që te punojnë për rilindjen;
– përdorimi i policisë së shtetit si leckë për interesa personale;
– kërkesa ndaj cdo biznesi të kërcenojë punonjësit ndryshe ju turrin tatimorët;
– mbajtja në gatishnëri e kriminelëve të cilët gjysëm i kanë në administratë dhe me gjysmën ndajne para dhe pushtet nëpër kafenetë ku kërcënojnë votuesit;
– perdorimi i prokurorisë dhe gjykatës si loder,

Por pasi e kanë të sigurt që zgjedhje nuk ka, përsëri vesi nuk i le, ndërhyjnë dhe në sistem, sepse Ministri i Brëndshëm kërkon t’i tregojë Bablokut që mund të bëjë gjithcka dhe si qershia mbi tortë, nderhyjne dhe ne regjistrin e gjendjes civile!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here