Nis aksioni i policisë/ Procedohen 40 persona në Berat, mes tyre nënkryetarët e bashkive dhe 12 policë bashkiak (Zbardhen emrat dhe detajet)

0
318

Për sulmet në KZAZ-të e Beratit një ditë më parë, policia ka proceduar 40 persona. Mes të procedurave janë edh 12 policë bashkiakë të Beratit dhe Skraparit.

Po kështu nën hetim janë edhe nënkryetarët e bashkive, të Beratit dhe Skraparit.

Njoftimi i plotë i policisë

Berat

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje më datë 19.06.2019, ku disa shtetas kanë tentuar të futen forcërisht në ambientet e KZAZ nr. 64 tek Pallati i Kulturës Berat dhe në ambientet e KZAZ nr. 66 tek Pallati Kulturës Skrapar, Specialistët e Seksionit për Krimet pranë Komisariatit Berat dhe Skrapar, pas veprimeve hetimore, identifikimin e personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga Policia, kanë referuar në gjendje të lirë 40 shtetas:

Konkretisht:

•E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë (Sekretar Organizativ i PD)
•B. B., 35 vjeç, banues në Berat (N/kryetar i Bashkisë Berat)
•H. S., 50 vjeçe, banuese në Berat (N/kryetare e Bashkisë Berat)
•M. K., 32 vjeç, banues në Skrapar (Drejtor i Ndërmarrjes së shërbimit publik)
•K. Gj., 64 vjeç, (Shefi i Policisë Bashkiake Berat), 
•G. P., M. M., A. R., D. B., F. C., M. K., E. D., punonjës të Policisë Bashkiake Berat.
•A. Z., A. G., J. M., A. Ç., A. I., punonjës të Policisë Bashkiake Skrapar.

Si dhe G. A., M. H., B. H., F. K., SH. M., K. E., E. Ç., M. V., R. Ç., S. Z., R. H., P. GJ., E. T., A. C., A. H., A. G., E. A., R. B., I. H., E. H., N. G., I. B., K. M., punonjës pranë këtyre Bashkive dhe mbështetës.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here