Google search engine
Home Aktualitet “Mos e rruaj k***”/ Doli në përgjimet e ‘Bild’, vjen letra e...

“Mos e rruaj k***”/ Doli në përgjimet e ‘Bild’, vjen letra e papritur e Saimir Tahirit: Me armë në brez, duan të të vrasin… (E PLOTË)

0
353

Saimir Tahiri, si askush tjetër nga figurat e PS të daqlë në përgjime, kërkon ndjesë ndaj çdo qytetari për fjalorin e përdorur në bisedën private.

Ndërkaq, Tahiri sqaron se ajo bisedë me shefin e komisariatit të Dibrës nuk ka lidhje me vjedhjen apo blerjen e zgjedhjeve por me atë që po ndodhte në këtë qark ku agresorët u vunë pistoletat në kokë përfaqësuesve të PS.

“Ndjese cdo qytetari per fjalorin aspak te pershtatshem qe u degjua ne nje bisede private ku merrja pjese.

Shume nga keta qe bejne moral ne politike, media e portale, fjalorin e atille e shume me teper se aq e kane te shkruar ne balle ne vendime qeverise, ne akte publike a sjellje te perditshme, perseri c’u degjua prej meje nuk perputhet kerkund me vlerat qe duhet te tregojme, qofte edhe ne jeten a bisedat private.

Perpos kesaj, biseda nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave, blerjene zgjedhjeve apo cdolloj manipulim tjeter, e po keshtu asnje veprim i imi, ne nje fushate si ajo e Dibres ku nuk kam marre pjese asnje dite, ne cilendo menyre.

Perkundrazi, agresoret e atehershem me arme ne brez edhe ne zgjedhjet e Dibres, sot kane veshur lekure qingji e duan te te rrjepin te gjalle.

Ndaj mos harro kurre! Ata qe bejne moral sot, te kane vrare shpirtin e trupin dje! Ata qe bertasin sot per moral, te kane vjedhur ne xhep dje.

Ata dje e skuthat sot, duan ende te te vrasin shpirtin e te te vjedhin keq e me keq, bashke me te ardhmen e femijeve!

Ndjese sinqerisht per fjalorin!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here