Ka përfunduar procesi ndaj Moisi Habilajt në Itali, arrestimi i të cilit solli një zhurmë të madhe politike në vendin tonë si dhe hapi një proces gjyqësor ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit. Gjykata e Katania ka dhënë mesditën e djeshme vendimin ndaj Moisi Habilajt duke e dënuar atë me 15.5 vite burg. Ai konsiderohej si kreu i bandës së Habilajve që trafikonte drogë dhe armë nga Shqipëria drejt shtetit italian. Organi i akuzës kishte kërkuar 3 vite më shumë nga çfarë vendosi gjyqtarja Maria Cardillo. Ndërkohë për Naser Seitin gjykata vendosi dënimin e tij me 7 vite 4 muaj dhe 26 ditë burg, 1 vit më shumë sesa kishte kërkuar prokuroria e Katanias. Antonio Riela u dënua me 14 vite burg, Meridian Sulaj 8 vite e 4 muaj burg, Angelo Busaca 7 vite e 4 muaj burg, Giuseppe Greco 2 vjet e 4 muaj burg. Sakaq gjykatave vendosi të lërë të lirë katër shtetasit italianë, Antonio Grieco, Carmelo Bertolini, Ëilliam Patane e Massimiliano Bruno. Sipas prokurorisë italiane, Moisi Habilaj së bashku me vëllain e tij Florjan Habilaj i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, konsiderohen krerët e një grupi kriminal të strukturuar italo-shqiptar që ka trafikuar armë e drogë nga Shqipëria në Itali me vlerë mbi 20 milionë euro me mbështetjen e segmenteve të caktuara të policisë së shtetit. Arrestimi i 15 anëtarëve të këtij grupi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Rosa dei Venti” më 14 tetor 2017. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është hetuar dhe po gjykohet për bashkëpunim me këtë grup kriminal përmes krijimit të lehtësimit për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Me 10 dhjetor 2018, prokurori Antonio Bonono kërkoi dënim më të lartë për Moisi Habilaj, konkretisht 18 vite e 8 muaj burg, si dhe 90 vite burg në total për antarët e tjerë të grupit.
Hetimet
Për median italiane, duke iu referuar të dhënave nga prokuroria e Katanias, grupi i shkatërruar gëzonte në Shqipëri një mbështetje nga një pjesë e policisë. Sipas “Meridioneës”, droga trafikohej nëpërmjet detit në Itali dhe më pas, aty i shpërndahej klaneve mafioze. Sipas prokurorisë italiane, Moisi Habilaj së bashku me vëllain e tij Florjan Habilaj i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, konsiderohen krerët e një grupi kriminal të strukturuar italo-shqiptar që ka trafikuar armë e drogë nga Shqipëria në Itali me vlerë mbi 20 milionë euro me mbështetjen e segmenteve të caktuara të policisë së shtetit. Grupi kryente trafikun e drogës kryesisht nga deti me anë të peshkarexhave. Kur mbërrinte në Itali droga i shitej disa klaneve mafioze në provincat e Katanias, Sirakuzës dhe Raguzës. Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, banda e Habilajve, kishte mbrojtje në Shqipëri nga drejtues të policisë dhe trafikun e kryente nëpërmjet rrugëve detare. “Organizata, e cila në Shqipëri gëzonte mbrojtje nga disa eksponentë të policisë, të cilët ishin të implikuar, kryente trafikun kryesisht nga deti, falë mbështetjes së disa anijeve të peshkimit. Në momentin që droga arrinte në Itali, ajo kalonte në nivelin e dytë. Disa persona të tjerë e blinin atë, dhe më pas, e rishisnin te pasuese të klaneve të mafies, kryesisht të provincave të Katanias, Sirakuzës dhe Raguzës. Më tej, media italiane shkruan edhe për hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe marrjen në pyetje të Moisi Habiljat në Itali për llogari të Shqipërisë. “Hetimet italiane, u bashkuan më pas me një dosje nga Prokuroria e Krimeve të Tiranës. I afërmi i Habilajt, i cili ka qenë ministër, është nën hetim. Tahiri ka hedhur poshtë akuzat, por hetimi ndaj tij vazhdon. Në Itali, prokurorët shqiptarë arritën në muajt e fundit. Në pyetjet e tyre, në burgun Bicoça, Habilaj vendosi të përgjigjet, por përmbajtja e procesverbalit, të paktën për momentin, nuk është zbuluar”, përfundon shkrimin “Meridioneës”.
Elvis Myrta