Google search engine
Home Aktualitet Goditi në fytyrë dhe trup kreun e grupseksionit të PD-së, arrestohet zyrtari...

Goditi në fytyrë dhe trup kreun e grupseksionit të PD-së, arrestohet zyrtari i Bashkisë

0
482

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Devoll Fezi Shaholli, ka denoncuar dhunimin e kreut të grupseksionit të PD-së Miras, Albert Çokanin.

Pas kësaj policia ka vënë në pranga punonjësin e shërbimit zjarrfikës në bashkinë e Devollit me iniciale K.K, 26 vjeç, banues në Bilisht.

Sipas Shahollit, i riu ka ushtruar ka hyrë në lokal me 7 persona të tjerë dhe kanë tentuar të prishin takimin elektoral që ai po mbante me disa banorë.

Devoll/ Njoftimi i policisë:

Arrestohet një punonjës i Bashkisë Devoll, për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

K.K, 26 vjeç, banues në Bilisht (me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë Bashkisë Devoll).

Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi F.Sh, 33 vjeç, banues në fshatin Gracë, Devoll (kandidat i pavaruar për Kryetar Bashkie në Devoll), i cili ka deklaruar se më datë 19.06.2019, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në fshatin Miras nga ana e këtij subjekti të pavaruar, shtetasi K.K, ka goditur në trup e fytyrë një prej anëtarëve të stafit të tij elektoral, konkretisht shtetasin A.Ç, 56 vjeç, banues në Miras.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here