Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen e sotme në hyrje të Durrësit. Mësohet se përveç Julian Meçes, është plagosur edhe shtetasi Plaurent Dervishaj.
Dervishaj ndodhej në të njëjtën makinë me Meçen ku ka marrë një plumb dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, bëhet me dije se Dervishaj është kunati i Lul Berishës, ndërsa Meçja rezulton një emër i njohur, pasi është anëtar i bandës së Lulzim Berishës.
Meçja dhe Dervishaj u plagosën pranë autostradës në zonës e ish-Kënetës, te rreth rrotullimi në lagjen 14, pranë mbikalimit të Shkozetit.
Bëhet me dije se të shtënat me armë kanë filluar nga rruga dytësore në Maminas dhe ka vijuar me shkëmbim zjarri.








































