Kreu i opozitës Lulzim Bashka ka reaguar në rrjetin social Facebook për arrestimin e paligjshëm të ish-deputetit të PD, Bardh Spahia.
Basha u shpreh se kriminelët e zgjedhjeve po i shesin moral popullit në studiot televizive.
“Kriminelët e zgjedhjeve po i shesin moral popullit në studiot televizive. Bardh Spahia arrestohet pse protestoi kundër krimeve të tyre. Ne nuk do të ndalemi derisa ta shporrim këtë bandë dhe kreun e saj!”, shkruan Basha.
Ndërkohë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës janë mbledhur simpatizantë në mbështetje të ish-deputetit të PD, Bardh Spahia.