I ftuar mbrëmë në emisionin “Përballë” me Lutfi Dervishin, kryeministri Rama tha se situata në të cilën ndodhet vendi duhet zgjidhur nga brenda vendit.Shefi i qeverisë u shpreh se situata zgjidhet zgjidhet “Duke e çliruar politikën nga kapja e hileqarëve dhe prej atyre që Shqipërinë e kanë thjesht një shesh për të bërë përshesh””. Pjesë nga intervista:Dervishi: A keni një plan për zgjidhjen e krizës? Rama: Kjo krizë është shtjellim i një plani për të futur në krizë Shqiërinë. Ndaj kjo krizë duhet mbytur. Dervishi: Muaji tetor do të vijë shumë shpejt. Çfarë do thoni në një situatrë kur Shqipëria mund të mbesë më pas? Rama: Atë e dinë të gjithë dhe e shohin se çfarë po ndodh, dhe kush e mban përgjegjësinë. Unë s’po ankohem për askënd, të tjerët po ankohen për mua.