Google search engine
Home Aktualitet Vendi në kaos, dalin detajet e rënda se çfarë po bën PD...

Vendi në kaos, dalin detajet e rënda se çfarë po bën PD e LSI në Korçë e Çorovodë

0
371

Situatë e tensionuar raportohet në të gjitha bashkitë e drejtuara nga opozita në mbarë vendin.

Në këto momente në Çorovodë janë regjistruar përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë së rendit.

Mësohet se mbështetës të LSI kanë kërkuar lirimin e ambienteve zgjedhore të KZAZ-së nr 66 në pallatin e kulturës, ‘Riza Cerova’.

Po ashtu tensione ka edhe në qarkun e Korçës, veçanërisht në qytetin e Bilishtit. Nënkryetari i bashkisë Ylli Taho, i kërkon shefit të komisariatit të lirojë ambientet e KZAZ-së 70.

 “Po zbatojmë dekretin e presidentit. Lironi pronën e bashkisë. Edhe policia duhet ta zbatojë. Nuk mund ta mbani godinën ju po na zaptoni pronën”, ka thënë ai.

Ndërsa shefi i komisariatit Fejzollari u shpreh se “nuk mund të hyni në objekt”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here