Gjithë vendi është përfshirë në një përplasje të ashpër mes militantëve të PD e LSI, të cilët po tentojnë të dëmtojnë materialet e shpërndara pranë KZAZ-ve në qytetet përkatëse.
Madje ka pasur edhe punonjës të policisë të lënduar nga dhuna e militantëve, siç është rasti i Kamzës ku një efektiv ngeli i plagosur.
Ndërkohë që përplasjet po vazhdojnë, ish-kryeministri Berisha i ka përgëzuar militantët dhe i ka nxitur më shumë duke i quajtur trima të pamposhtur.
“Kryengritesit ne Kamez perballen me narkopolicine. Nderim kryengritesve trima te pamposhtur. Rama ik! Fitore! Sb’, shkruan Berisha krahas video-s në Facebook.






































