Google search engine
Home Aktualitet “Turp, fatkeqësi”, Rama del me deklaratë të fortë pas përplasjeve pranë KZAZ-ve...

“Turp, fatkeqësi”, Rama del me deklaratë të fortë pas përplasjeve pranë KZAZ-ve dhe ka dy fjalë edhe për përgjimet e “Bild”: Mua më çojnë mesazhe!

0
374

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbiusdimi me qyttarët e Njësisë 1 në Tiranë, i cilësoi si të turpshme ngjarjet e djeshme në Shkodër, ku u sulmua dhe iu vendos zjarri KZAZ-së që ndodhej në ambientet e shkollës. Ai komentoi edhe përgjimet që nxori ‘Bld’.

“Vështirësitë na stimulojnë. Ata janë në hall të madh, duhet t’i kuptojmë. Ne na ra pjesa për të ndërtuar. Mua më çojnë mesazhe për ditë nga Italia, Greqia, Anglia, do të vijmë që të votojmë.

Tani vdekjen nuk ia urojmë askujt, por është fatkeqësi e madhe. Janë përpjekje të dëshpëruara, do të bëjnë akoma edhe ca sherre të tjerë, por nuk kanë asnjë të ardhme. Ajo e Shkodrës dje ishte e turpshme. Por nuk kanë çfarë të bëjnë më shumë se nuk e kanë popullin me vete. Është për fotografi për televizor për t’i çuar jashtë, që ky vend nuk i meriton negociatat.

Merren me pisllëqe me përgjime, që duhet të ishin hetuar dhe provuar, dhe kush është përgjegjës duhet të përgjigjet para ligjit dhe nxjerrin përgjime sikur…..Nxjerrja nga konteksti është…Ato biseda i bëj prapë, ato janë për fushatën elektorale për komisionerët, për objektivat, pritshmëritë, prandaj jemi të organizuar dhe i mundim ata”, tha kryeministri Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here