Ai ndodhet në Uashington por ndjek me vëmendje zhvillimet në vend. Ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit, (Gjykatës së Lartë), Zef Brozi i bën një apel prokurorisë nga Uashingtoni ku u kërkon të vendosin para drejtësisë pa toleruar asnjë nga ata që po tentojnë që tu vendosin zjarrin qendrave të votimit. Në një postim në rrjetet sociale, Brozi thotë se prokuroria nuk duhet të përkëdhelë edhe më tej politikanët e korruptuar që janë ndihmuar nga disa vende anti-perëndimore e që janë bashkuar për të destabilizuar vendin (e ka fjalën për opozitën).
Postimi i tij.
I bej apel prokurorise dhe gjithe institucioneve shteterore te zbatojne pa asnje hezitim e tolerance ligjin ndaj atyre qe po tentojne t’i vene flaken shkollave, qendrave te votimit, qe po shkaterrojne materialet e zgjedhjeve, qe pengojne e dhunojne fushaten zgjedhore. Keto akte nuk kane asgje te perbashket me demokracine. Prokuroria nuk duhet t’i perkedhele edhe me tej politikanet e korruptuar. Aq me teper nuk duhet te lejoje qe politikanet e thirrur si te pandehur te tallen me prokurorine e ligjin duke refuzuar te paraqiten.
Mafia politike, kriminale e terroriste, e ndihmuar nga disa shtete antiperendimore qe veprojne kunder vendit tone, jane bashkuar per te destabilizuar Shqiperine. U bej apel te gjithe shqiptareve kudo qe jane dhe qe duan familjet dhe vendin e tyre, te distancohen nga keto banda kriminale e terroriste te udhehequra nga disa politikane te korruptuar e inkriminuar qe besojme seshpejti do te vihen ne banken e te akuzuarve” .
Kujtojmë se edhe gjatë protestave, Brozi ka reaguar. Në protestën e 14 prillit, Brozi postoi një status ku dënonte aktet e dhunës nga opozita.








































